Pas Juventusit edhe Interi është futur në garë për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli raportojnë mediumet italiane të hënën.
Bëhet e ditur se Interi po e sheh Ismajlin si përforcim të duhur për mbrojtjen prej sezonit të ardhshëm dhe po e sfidon Juventusin për kartonin e tij.
28-vjeçari është pjesë e Empolit dhe ka kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa Interi po synon transferimin e tij falas.
Verën tjetër, Interit do ti largohen Stefan De Vrij e Francesco Acerbi, të cilëve u skadojnë kontratat dhe “neroazurët” kanë kthyer sytë kah Ismajli.
Ismajli po shkëlqen këtë sezon dhe është njëri prej lojtarëve kryesor tek Empoli, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 7 paraqitje në kampionat.
Për dallim prej Interit që po e synon Ismajlin verën tjetër, Juventusi po punon për të siguruar shërbimet e tij në janar.
Ismajli karrierë në Itali ka bërë edhe te Spezia përpara se të transferohet tek Empoli në vitin 2021.