Ballina Sport Futboll Interi ndalet nga Bologna

Interi ndalet nga Bologna

Bologna ka marrë një pikë të mërkurën mbrëma në udhëtim te kampioni në fuqi i Italisë, Interi.

Inter – Bologna përfundoi me rezultatin 2:2, dhe i takoi xhiros së 19-të të Serie A.

Santiago Castro shënoi për epërsinë e mysafirëve, ndërsa Interi reagoi shpejtë me golat e Denzel Dumfries dhe Lautaro Martinez, në minutën e 19-të, përkatësisht të minutës së parë shtesë të pjesës së parë.

Ishte suedezi Emil Holm ai që e vendosi rezultatin përfundimtar, me golin e minutës së 64-të.

Kristjan Asllani luajti deri në minutën e 70-të tek Interi, që mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar se Napoli që ka 47 pikë.

Bologna ka 30 pikë në vendin e tetë.

Exit mobile version