Interi ka konfirmuar se klubi pati një humbje prej 245.6 milionë eurosh në sezonin 2020-21, deficiti më i lartë ndonjëherë në historinë e Serie A.
Humbjet e tyre u dyfishuan në krahasim me edicionin 2019-20, ku klubi kishte humbje prej 102.4 milionë euro.
Për shkak të pandemisë COVID-19 dhe mungesës së tifozëve në stadiume, të ardhurat gjithashtu ranë nga 373.3 milionë euro në 364.7 milionë euro.
Sidoqoftë, kjo tregon vetëm gjysmën e historisë, sepse gjatë dy viteve të fundit financiare, Interi ka humbur mbi 900 milionë euro.
Arka e Nerazzurrëve do të forcohet për vitin financiar 2021-22 nga shitjet e Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, por Suning vazhdon të kërkojë investitorë të rinj, pasi ka marrë hua dhe la emetuar bono për të mbledhur fonde.
Humbjet prej 245 milionë eurosh përfaqësojnë më të lartat në histori për një klub të Serie A, duke tejkaluar humbjet prej 209.9 milionë eurosh të publikuara nga Juventus në sezonin 2020-21.