Ballina Sport Futboll Interi, lider në Ligën e Kampionëve

Interi, lider në Ligën e Kampionëve

Interi është lider i ri në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma Interi fitoi 1:0 ndaj RB Leipzigut dhe doli në vendin e parë në tabelë. Një autogol e vendosi këtë sfidë.

Castello Lukeba shënoi në portën e tij në minutën e 27-të.

Pas xhiros së pestë të Championsit, Interi udhëheq me 13 pikë. Ka katër fitore e një barazim.

Leipzigu mbetet pa pikë, njëjtë si Sturm Grazi, Cërvena Zvezda, Slovan Bratislava e Young Boysi.

Interi mund ta humb pozitën e parë të mërkurën, kur luhen ndeshjet tjera të xhiros së pestë.

Exit mobile version