Interi është lider i ri në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma Interi fitoi 1:0 ndaj RB Leipzigut dhe doli në vendin e parë në tabelë. Një autogol e vendosi këtë sfidë.
Castello Lukeba shënoi në portën e tij në minutën e 27-të.
Pas xhiros së pestë të Championsit, Interi udhëheq me 13 pikë. Ka katër fitore e një barazim.
Leipzigu mbetet pa pikë, njëjtë si Sturm Grazi, Cërvena Zvezda, Slovan Bratislava e Young Boysi.
Interi mund ta humb pozitën e parë të mërkurën, kur luhen ndeshjet tjera të xhiros së pestë.