Interi ka shënuar fitore ndaj Arsenalit, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Zikaltërit fituan para tifozëve vendas në ”Guiseppe Meazza”, me rezultat minimal 1-0.
Golin e nderit e shënoi Hakan Calhanoglu nga penalltia, në minutën 45+1.
Interi vazhdon të mbetet i pamposhtur, me 10 pikë në katër ndeshje të zhvilluara.
Në anën tjetër, Arsenali mbetet në kuotën e 7 pikëve.
Në ndeshjen e ardhshme, Inter e pret Leipzigun, ndërsa Arsenali do të jetë mysafire e Sporting Lisbonës