Interi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Salzburgu, në takimin e vlefshëm për Grupin D, në Ligën e Kampionëve.
“Nerazzurrët” triumfuan minimalisht 0:1 ndaj Salzburgut, në stadiumin “Red Bull Arena”.
Hero i zikaltërve nga qyteti i modës ishte sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez që shënoi golin e vetëm.
Martinez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 86-të.
Mesfushor i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani u inkuadrua për Interin në minutën e 61-të.
Me këtë fitore, Interi është i dyti në renditjen tabelore me 10 pikë, po aq sa Real Sociedadi lider.
Salzburgu është i treti me tri pikë, ndërkaq Benfica e fundit pa pikë./