Interi e fiton derbin ndaj Napolit, Milan ndalet nga Genoa

Inter e ka fituar minimalisht 1:0 derbin ndaj Napolit, ndërsa Milan ka barazuar 2:2 në udhëtim te Genoa, në ndeshjet e xhiros së 13-të të Serie A.

Inter e ka ngushtuar në vetëm një pikë epërsinë ndaj Milanit.

Zikaltërit kanë mposhtur 1:0 Napolin në ‘San Siro’, falë një goli të shënuar nga Romelu Lukaku nga penalltia.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Milan ka barazuar 2:2 me Genoan në ‘Luigi Ferraris’.

Pas 13-të xhirosh, Milan numëron 28 pikë, ndërsa Inter 27.