Për çdo dhjetë minuta në Evropë shitet nga një Leaf elektrik i gjeneratës së re dhe deri më tash kjo veturë është porositur për blerje nga 37.000 njerëz.
Nissan Leaf 2 ka arritur në sallonet e shitjes para tetë muajsh dhe ka vazhduar hapave të pararendësit, i cili ishte automobili më i shitur elektrik në Evropë.
Deri më tash në tregun evropian janë shitur rreth 100.000 njësi të modelit Leaf 1 dhe 2, derisa në gjithë botën rreth 320.000 njerëz vozitin këtë automobil, transmeton KosovaPress.
Gjenerata e parë e modelit Leaf është paraqitur në vitin 2010 dhe është shitur përgjatë shtatë viteve të kaluar, derisa pasuesi është prezantuar në vitin 2017. Leaf 2 ka motor prej 150 kuaj fuqi, bateri me kapacitet 40 kWh dhe shpejtësi maksimale 144 km/h.
Sipas testit amerikan EPA, Leaf 2 mund të kalojë rreth 240 km me një mbushje, derisa testi evropian NEDC vlerëson se automobili ka autonomi prej madje 378 km.