Interesim i madh për Brojën

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave nga Evropa dhe në këtë afat kalimtar pritet të ndërroj ambient.

Te Chelsea nuk llogaritin në 22-vjeçarin, të cilin tashmë e kanë nxjerr në shitje dhe për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 20 milionë euro.

Krahas ekipeve nga Premier League, destinacione të mundshme për Brojën mbeten edhe Serie A e Italisë dhe Ligue 1 e Francës.

Për shërbimet e Brojës po isistojnë Juventusi e Milanit, por edhe Monaco po bën presion për transferimin e tij.

Në gjashtë muajt e sezonit të shkuar, Broja ishte i huazuar tek Fulhami kurse me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Broja ishte pjesë e Shqipërisë në “Euro 2024” që u eliminua në fazën e grupeve pasi përfundoi e fundit në Grupin B me vetëm një pikë të mbledhur.

Në Premier League të Anglisë, Broja ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 2 asistime në 66 paraqitje në total.