Inter nënshkruan me Sanchezin

Alexis Sanchez edhe zyrtarisht është një futbollist i Interit.

Skuadra nga Serie A ka marrë përfundimisht pronësinë e futbollistit kilian, shkruan Indeksonline.

Pas një viti huazim në “San Siro”, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Arsenalit ka nënshkruar një kontratë me Interin deri në vitin 2023.

Manchester United ka pranuar ta liroj pa pagesë lojtarin duke u liruar nga paga e lartë që merrte në “Old Traford”.

Djajtë e Kuq paguan 34 milionë euro kur e transferuan Sanchezin nga Arsenali dimrin e vitit 2018.