Ekipi i Inter nuk ka arritur më tepër se një barazim në udhëtim tek Sampdoria, me rezultat 2-2.
Në një ndeshje mjaft të luftuar në Luigi Ferraris, Dimarco me një super gol e hapi sfidën në minutën e 18, për të barazuar shifrat më pas Maya Yoshida në minutën e 33. Një minut para përfundimit të pjesës së parë, Lautaro Martinez shënoi pas asistimit të Nicolo Barella, ndërsa në minutën e 47, Augello barazoi rezultatin që ishte përfundimtar.
Skuadrat u munduan mjaft shumë deri në fund, por pa arritur të shënojnë.