Interi ka mposhtur Spal-in me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së tetë të Serie A.
Skuadra e Spalletit kaloi e para në epërsi me golin e Icardit në minutën e 14-të të ndeshejs.
Spal barazoi rezultatin në minutën e 72-të me golin e Paloschit.
10 minuta para fundit në skenë doli përsëri Icardi për golin e dytë dhe të fitores.
Inter është në pozitën e tretë ne 16 pikë dy më pak se Napoli dhe tetë më pak se Juventus.
Në ndeshjen tjetër, Inter do të ndeshet kundër Milanit.