Inter merr vendimin për Kumbullan, ka marrëveshje me lojtarin

Inter është shumë afër që të nënshkruajë me Marash Kumbullan.

Qendërmbrojtësi shqiptar, i cili aktivizohet me Hellas Verona, thuhet të jetë pajtuar për një marrëveshje me Inter.

Lojtari që ka humbur ndeshjen e fundit sezonale si pasojë e një lëndimi, ka tërhequr vëmendje të madhe gjatë këtij sezoni.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Inter kanë vendosur që ta transferojnë me çdo kusht Kumbullan, dhe tashmë thuhet të ketë marrëveshje me lojtarin, transmeton lajmi.net.

Verona vazhdon të kërkojë 30 milionë euro e më shumë, plus pjesën e bonuseve.

Marrëveshja personale e Inter me Kumbullan thuhet se parasheh një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Mbetet të shihet nëse më vonë gjatë verës kjo marrëveshje do të finalizohet/formalizohet.