Inter kalon Juventusin, skuadra më e vlefshme në Itali

Faqja e mirënjohur “Transfermerkt” ka publikuar vlerën e skuadrave të kampionatit italian në fund të sezonit 2019-2020, ndërsa bie në sy rikthimi i Interit në krye, pas një mungese 10-vjeçare, që nga koha e tripletës.

Kështu organika e Contes ka një vlerë ne treg prej 616.8 milionë eurosh, e ndjekur nga Juventusi me një vlerë prej 592.9 milionë eurosh, ndërsa podiumi me skuadrën e Napolit, që ndiqet nga Milani dhe Roma.

Pikërisht kuqezinjtë e Stefano Piolit kanë pasur një rritje të jashtëzakonshme të vlerës së organikës, kjo për shkak të shpërthimit në fushë të disa futbollistëve të rinj, vlera e të cilëve në merkato është rritur ndjeshëm.

Vlen të theksohet se Juventusi penalizohet jo pak nga fakti që futbollistët më të rëndësishëm dhe më të vlerësuar në skuadrës, janë ata me moshë të madhe si Ronaldo, Bonucci e Pjanic, ndërsa Interi ka në përbërje 31 futbollistë, kundrejt 23 të bardhezinjve.