Inter ka identifikuar dy përforcime të reja në Giuseppe Meazza.
Inter është i gatshëm të shpenzojë 50 milionë euro për dy përforcime të reja gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Nerazzurrët” kërkojnë dyshen Keita Balde nga Lazio dhe Matias Vecino nga Fiorentina, raporton “Goal”.
Ardhja e tyre do të financohet nga shitja e Ivan Perisic në Manchester United.