Inter – Barcelona, analizë, statistika, parashikim dhe formacionet e mundshme

Interi dhe Barcelona do të jetë kryendeshja e ditës së sotme (e martë) në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Nerazzurët për këtë ndeshje do të jenë pa Marcelo Brozovicin dhe Romelu Lukakun që janë të lënduar, ndërsa në dyshime mbetet Lautaro Martinez.

Në anën tjetër, Blaugranasit kanë më shumë mungesa, si Jules Kounde, Memphis Depay, Frenkie de Jong, Hector Bellerin dhe Ronald Araujo, që të gjithë të lënduar.

Analizë
Inter

Marcelo Brozovic nuk do të jenë në dispozicion për vendasit, së bashku me Romelu Lukakun në një goditje të madhe të dyfishtë për Interin. Lautaro Martinez është ende në dilema nëse mund të paraqitet apo jo.

Barcelona

Jules Kounde, Memphis Depay, Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo pësuan lëndime në ndeshjet ndërkombëtare dhe mungojnë.

Mungon edhe Hector Bellerin, kështu që Alejandro Balde mund të zëvendësojë në krahun e djathtë.

Statistika
Janë shënuar nën 2.5 gola në gjashtë ndeshjet e fundit të Interit (Liga e Kampionëve).

Barcelona është e pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit kundër Interit në të gjitha garat.

Parashikim
Barcelona pritet ta fitojë këtë takim me rezultat të ngushtë.

Formacionet e mundshme:
Inter: Onana, Skriniar, Acerbi, Bastoni, Gosens, Calhanouglu, Asllani, Barella, Dumfries, Martinez, Dzeko.

Barcelona: Ter Stegen, Alonso, Garcia, Christensen, Balde, Pedri, Busquets, Kessie, Dembele, Raphinha, Lewandowski.