Rrjeti i spiunazhit kibernetik, i cili mori të dhënat personale të mijëra njerëzve në shumë vende të botës, u shkatërrua me një operacion të koordinuar nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT), transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burime sigurie, në kuadër të hetimit të kryer nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë, thuhet se është kryer një operacion i përbashkët kundër një rrjeti spiunazhi kibernetik nën koordinimin e MIT, nga Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë dhe Qendra Kombëtare e Reagimit ndaj Incidenteve Kibernetike (USOM).
11 të dyshuar brenda rrjetit u kapën gjatë operacionit kundër rrjetit të spiunazhit kibernetik, i cili merrte të dhënat personale të mijëra njerëzve në shumë vende të botës.
Sipas informacioneve të marra nga MIT, u konstatua se rrjeti i spiunazhit kibernetik, i cili ka edhe shtrirje të huaja, ndante të dhënat personale që kapnin nga shumë vende me këdo që e kërkonte, përfshirë organizatat terroriste. U konstatua se rrjeti i spiunazhit, të cilin MIT e ndiqte prej kohësh, jepte informacione jetike, veçanërisht për organizatat terroriste.
– Uebfaqet u bllokuan
Ndërsa 11 anëtarë të organizatës të kapur në kuadër të operacionit u dërguan në burg, u bllokuan edhe shumë faqe interneti.
Mësohet se punimet në lidhje me hetimin, i cili ka një urdhër konfidencialiteti, po vijojnë në detaje dhe të dhënat e sekuestruara vijojnë të shqyrtohen me imtësi.
Theksohet se MIT do të vazhdojë të zgjerojë operacionet e saj të spiunazhit kibernetik, se operacionet kundër rrjetit të spiunazhit nuk do të kufizohen vetëm në Turqi dhe se gjithashtu do të kontrollohen lidhjet me jashtë.
Gjithashtu thuhet se MIT do të vazhdojë me vendosmëri të ndërmarrë masa parandaluese kundër të gjitha llojeve të aktiviteteve që kërcënojnë sigurinë kombëtare të Turqisë.