Inteligjenca suedeze dëshiron të ndalojë PKK-në dhe organizatat tjera terroriste të protestojnë

Shefja e Inteligjencës Suedeze, Charlotte von Essen, tha se besojnë që PKK dhe organizatat tjera terroriste me praninë e tyre i orientojnë përkrahësit në krim

Shefja e Inteligjencës Suedeze, Charlotte von Essen, njoftoi se dëshirojnë që të ndalojnë organizatën terroriste PKK dhe organizatat tjera terroriste të organizojnë demonstrata në Suedi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës SVD, Essen, theksoi se zhvillimi i demonstratave të organizatave terroriste në fjalë në Suedi duhet të konsiderohet krim dhe se duhet të ndalohet që të mbajnë demonstrata.

Essen shtoi se besojnë që PKK dhe organizatat tjera terroriste me praninë e tyre i orientojnë përkrahësit në krim.

Nga ana tjetër, në Suedi, për të cilën Türkiye kundërshtoi të jetë pjesë e NATO-s për shkak të mbështetjes së tyre ndaj PKK/YPG, përkrahësit e organizatës terroriste YPG/PKK organizuan një demonstratë pa leje.

Në disa shtylla në qendër të qytetit të Gëteborg, Suedi, u ngritën lecka që simbolizojnë organizatën terroriste. Më pas, me ndërhyrjen e autoriteteve, leckat e organizatës terroriste janë hequr nga shtyllat.