Shkencëtarët e Universiteteve MIT dhe Harvard zbuluan falë një algoritmi inteligjence artificiale një molekulë të re antibiotike e aftë të vrasë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve tradicionalë, një përparim i madh ky i shumëpritur.
Antibiotikët aktualisht në përdorim janë tashmë të vjetër dhe procesi tradicional i gjetjes së antibiotikëve të rinj është i shtrenjtë dhe i vështirë, shkruan ballkanweb.
Inteligjenca artificiale (IA) bën të mundur kërkimin nëpërmjet modelimit kompjuterik se cilat molekula kimike do të jenë në gjendje të sulmojnë disa baktere, duke shqyrtuar bibliotekat e përbërjeve kimike nga lA.
“Ne donim të zhvillonim një platformë për të shfrytëzuar fuqinë e inteligjencës artificiale për të hapur një epokë të re të zbulimit të antibiotikëve”, tha James Collins, profesor i Inxhinierisë Mjekësore në MIT.
Algoritmi gjeti një përbërje me një strukturë të ndryshme nga antibiotikët ekzistues dhe parashikoi se do të jetë efikas kundër shumë baktereve.