Inteligjenca artificiale ndikon në ndotjen e mjedisit

Përgatitja e një projekti të avancuar kërkon konsum të lartë energjie, kompanitë po kërkojnë zgjidhje të reja

IA ndikon shumë në ndotje. Sipas përllogaritjeve të fundit, me këtë problem relativisht të ri, rezulton se përgatitja e një modeli të vetëm të avancuar konsumon energji dhe ndot në mënyrë të barabartë me atë që shkakton një automjet në 10 mijë udhëtime vajtje-ardhje me një distance prej 4 mijë km.

Data center që janë edhe zemra e IA, kanë nevojë për sasi të larta të energjisë për të kryer operacionet e tyre. Kompanitë teknologjike po kërkojnë zgjidhje për problemin, duke investuar në energjinë e rinovueshme dhe teknologji të reja bërthamore, për të reduktuar kështu edhe varësinë ndaj lëndëve djegëse fosile.

Ky është hapi i parë i rëndësishëm për të kuptuar edhe përllogaritur edhe kostot shëndetësore të lidhura me konsumet e IA, për të gjetur sa më shpejt një ekuilibër mes progresit teknologjik dhe ruajtjes së mjedisit.