Intel thotë se problemet me dështimet të procesorëve Intel Core 13-gen dhe 14-gen nuk prekin laptopët

Ky problem është prezent tek procesorët e fundit Core që prej muajit Janar por muajt e fundit është në vëmendje për shkak të reagimit nga zhvilluesit.

Publikisht Intel nuk ka bërë asgjë për të adresuar dështimin e sistemeve me procesorë të gjeneratës së 13-të dhe 14-të Intel Core për desktopët.

Megjithatë kompania mohoi komentet se probleme të ngjashme kanë prekur edhe procesorët mobilë. Themeluesi i Alderon Games Matthew Cassells dhe zhvilluesi i lojës Titans, pretendonte në Reddit se kompania kishte vënë re dështime të sistemeve me procesorët mobil Intel gjithashtu.

Më përpara ai kishte deklaruar se procesorët Intel janë përgjegjës për mijëra dështime. Gjithashtu pretendonte se infrastrukturën do ta kalonte tek çipet e ndërtuara nga AMD.

Ky problem është prezent tek procesorët e fundit Core që prej muajit Janar por muajt e fundit është në vëmendje për shkak të reagimit nga zhvilluesit.

Intel ka publikuar një udhëzues për përdoruesit të cilët duhet të ndryshojnë profilin e energjisë për të adresuar problemin.

“Intel është në dijeni të një numri të vogël raportimesh për mungesë stabiliteti me procesorët e gjeneratës së 13-të dhe 14-të,” shprehej kompania.