Ballina Arritje Teknologji Intel rikthehet tek fitimi pavarësisht rënies së tregut të kompjuterëve personalë

Intel rikthehet tek fitimi pavarësisht rënies së tregut të kompjuterëve personalë

Pas katër tre mujorëve me rënie drastike, të ardhurat në tre mujorin e dytë ranë me 12 përqind në 6.8 miliardë dollarë krahasuar me 7.7 miliardë dollarë një vit më parë.

Prodhuesi i çipeve Intel ditën e Enjte postoi një fitim surprizë ndërsa rënia e tregut të kompjuterëve ka filluar të ngadalësohet.

Tregu i kompjuterëve personalë ka rënë gjatë vitit të kaluar me inventarët të cilët po tejmbushen për shkak se konsumatorëve kanë blerë tashmë pajisjet e nevojshme gjatë pandemisë.

Megjithatë sinjale pozitive kanë filluar të shfaqen ndërsa shitjet e kompjuterëve ranë me 11.5 përqind në tre mujorin e dytë të vitit krahasuar me 30 përqind rënie dy tre mujorët paraardhës sipas të dhënave të Canalys.

Pas katër tre mujorëve me rënie drastike, të ardhurat në tre mujorin e dytë ranë me 12 përqind në 6.8 miliardë dollarë krahasuar me 7.7 miliardë dollarë një vit më parë.

Biznesi i prodhimit të çipeve, që synon të prodhojë edhe për kompani të tjera, raportoi të ardhura prej 232 milionë dollarësh, 57 milionë dollarë më shumë se një vit më parë.

Shitjet për bizneset e qendrave të të dhënave dhe inteligjencës artificiale ranë me 15 përqind në 4 miliardë dollarë nga 4.7 miliardë dollarë një vit më parë. Ekzekutivi i kompanisë Pat Gelsinger tha se Intel tashmë ka porosi me vlerë 1 miliardë dollarë për çipe AI përgjatë 2024.

Kompania parashikon të ardhura mes 12.9 miliardë dhe 13.9 miliardë dollarë në tre mujorin e tretë, ose 43 përqind më shumë.

Exit mobile version