Intel premton rregullimin e performancës së procesorëve të fundit Arrow Lake

Core Ultra 9 285K, procesori flagship i arkitekturës së re, ofronte performancë gaming më të keqe sesa gjenerata e 14-të që ishte dizajnuar për ta zëvendësuar.

Arkitektura e re Arrow Lake a Intel debutoi në Tetor duke premtuar performancë më të lartë në nivele më të ulëta energjie por vlerësimet e para vunë re një performancë të dobët gaming.

Core Ultra 9 285K, procesori flagship i arkitekturës së re, ofronte performancë gaming më të keqe sesa gjenerata e 14-të që ishte dizajnuar për ta zëvendësuar.

Tani kompania thotë se ka filluar të lançojë përditësimet për adresimin e problemeve të identifikuara. Një problem buronte nga një përditësime që duhej të optimizonte menaxhimin e energjisë të procesorit në Windows për seritë Intel Core Ultra 200S.

Në vend të lançimit të përditësimin PPM përpara se analistët të kishin në duar procesorët, Intel thotë se ka vendosur ta bëjë të disponueshëm më pas. Si rezultat mungesa e përditësimit PPM bëri që Application Performance Optimizer (APO) i cili rrit performancën në gaming të mos aktivizohej.

Një rregullim është dërguar për përdoruesit e Windows 11 versioni 26100.2161. Intel ka planifikuar të lançojë disa përmirësime të tjera performance për procesorët Arrow Lake në Janar. Për momentin kompania rekomandon përditësimin e Windows dhe aplikimin e versioneve të fundit të BIOS për pllakat amë.