Ballina Arritje Teknologji Intel largon 15 mijë punonjës pas rënies së të ardhurave

Intel largon 15 mijë punonjës pas rënies së të ardhurave

“Të ardhurat tona nuk janë rritur sipas parashikimeve dhe gjithashtu kemi dështuar të përfitojmë nga trendet e reja si AI,” tha CEO Pat Gelsinger në një memo drejtuar punonjësve.

Intel njoftoi se do të shkurtojë 15 përqind të stafit ose rreth 15 mijë punonjës. Shkurtimi masiv është pjesë e planit të kompanisë për të reduktuar shpenzimet me 10 miliardë dollarë deri në 2025 pas një raporti zhgënjyes financiar për tre mujorin e dytë të 2024.

“Të ardhurat tona nuk janë rritur sipas parashikimeve dhe gjithashtu kemi dështuar të përfitojmë nga trendet e reja si AI,” tha CEO Pat Gelsinger në një memo drejtuar punonjësve.

Siç Gelsinger e përshkruan, Intel ka dështuar të përfitojë nga boom-i AI në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë kompani si Nvidia. Intel ishte kompania që udhëhoqi revolucionin e çipeve procesorike 25 vite më parë, por ka reaguar ngadalë në adoptimin e valëve të reja teknologjike si smartfonët dhe AI.

Gelsinger tha se të ardhurat e Intel janë reduktuar me 24 miliardë dollarë mes 2020 deri në 2023 edhe pse fuqia punëtore është rritur me 10 përqind.

Intel raportoi rënie të ardhurash prej 1 përqind tre mujorin e dytë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Exit mobile version