Ballina Arritje Teknologji Intel do të marrë afro 8 miliardë dollarë financim federal nga SHBA

Intel do të marrë afro 8 miliardë dollarë financim federal nga SHBA

Intel Corporation dhe Administrata e Joe Biden njoftuan se Departamenti Amerikan i Tregtisë do t’i japë Intel deri në 7.86 miliardë dollarë fonde.

Financimi do të mbështesë prodhimin e çipave dhe projektet e avancuara të paketimit në objektet e Intel në Arizona, New Mexico, Ohio dhe Oregon.

Për më tepër, Intel planifikon të përdorë kredinë tatimore të investimeve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, duke mbuluar deri në 25% të investimeve të kualifikuara që tejkalojnë 100 miliardë dollarë.

Që nga miratimi “CHIPS and Science Act” mbi dy vjet më parë, Intel ka “premtuar” mbi 100 miliardë dollarë për të zgjeruar prodhimin e çipave dhe aftësitë e avancuara të paketimit në SHBA, vendimtare për sigurinë ekonomike dhe kombëtare.

Këto investime do të krijojnë dhjetëra mijëra vende pune, do të forcojnë zinxhirët e furnizimit në SHBA, dhe do të përforcojnë lidershipin amerikan në prodhimin e çipave dhe inovacionin teknologjik.

Exit mobile version