Ballina Arritje Instituti prestigjioz i kërkimeve: Islamofobia në Europë është një fakt i pamohueshëm

Instituti prestigjioz i kërkimeve: Islamofobia në Europë është një fakt i pamohueshëm

Një raport i publikuar kohët e fundit nga Fondacioni për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) mbi Islamofobinë thotë se islamofobia është një fakt i pamohueshëm në Europë.

Ndërsa qarqet intelektuale evropiane ende diskutojnë çështjen nëse ekziston apo jo islamofobia dhe çfarë mbulon, raporti thotë se urrejtja ndaj Islamit dhe pasuesve të saj është në rritje, siç shpjegohet përmes numrave dhe statistikave në më shumë se 30 vende.

Hartuar nga Enes Bayraklı dhe Farid Hafez, raporti prej 729 faqesh, i cili mund të gjendet plotësisht në faqen e internetit të SETA, përfshin gjetjet e raportit evropian të islamofobisë (EIR) mbi krimet islamofobike.

Raporti i quajtur “Partitë e djathta si një kërcënim jetik për demokracinë”, thotë se islamofobia është në rritje në Evropë si rezultat i politikanëve të krahut të djathtë dhe partive që vijnë nga periferia. “Së pari, kampi politik i ekstremit të djathtë është zhvendosur nga periferia në qendër dhe është bërë pjesë përbërëse e peizazhit politik në Evropë.

Derisa shumica e partive të ekstremit të djathtë janë ende në opozitë, disa kanë fituar ndikim të madh duke u bërë parti qeverisëse si në rastin e Austrisë, Bullgarisë dhe Finlandës. Ndërsa të tjerë mund të jenë ende në opozitë, diskutimi i tyre islamofobik, i cili është kaq i rëndësishëm për shumicën prej tyre, është kthyer në rrjedhë kryesore pasi që çështjet e tyre janë përzgjedhur nga partitë politike ish-qendrore “, thotë raporti.

“Ne gjithashtu vëzhgojmë një bashkëpunim më të fortë të partive të ndryshme islamofobike në Evropë . Për shembull, Partia Çeke “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” (SPD) organizoi një takim të përfaqësuesve të partnerëve të saj nga Parlamenti Europian në dhjetor 2017 në Pragë. Politikanët si Geert Wilders (Partia Hollandeze e Lirisë) dhe Marine Le Pen (Fronti Nacional) ishin midis disa prej pjesëmarrësve,” tha raporti.

“Në vendet si Austria dhe Norvegjia, gazetarët kryesorë të bordeve editoriale e zhvendosin fokusin nga islamofobia si një “term lufte”, duke argumentuar se vetë termi është përdorur për të delegjitimizuar çdo debat mbi islamin dhe muslimanët, dhe prandaj ekziston ngurrimi për të përdorur termin ‘islamofobia’ në sferën publike. ”

Muslimanët në shumicën e vendeve të BE-së janë pakica më e diskriminuar dhe e sulmuar. Për shembull, në Danimarkë, “20 për qind e të gjitha krimeve të urrejtjes të kryera në vitin 2016 kanë synuar myslimanët, ndërsa grupi përbën 5 për qind të popullsisë së përgjithshme, duke e bërë myslimanët minoritetin më të shenjestruar”.

Në Austri, ku ka pasur qindra sulme, “68 për qind kërkojnë një kontroll më të rreptë mbi financimin e xhamive, ndërsa 84 për qind dëshirojnë edhe kontroll më të rreptë të kopshteve ku qendrojne femijet e muslimaneve.

Gjashtëdhjetë e nëntë përqind janë në favor të ndalimit të shamisë për mësueset dhe personelin e çerdheve. “Pavarësisht uljes së numrit të sulmeve në Francë, kërcënimet dhe përvojat traumatike ishin në rritje.

“Observatori i islamofobisë ka raportuar 121 sulme anti-muslimane, të cilat përfaqësojnë një rënie prej 34.6%. Observatori ka raportuar gjithashtu një rënie në sulmet ndaj xhamive (-12.8%), por ka theksuar rritjen e kërcënimeve dhe përvojave traumatike (+ 7,5%.) Por një numër i tillë kufizohet nga mos përfshirja e sulmeve islamofobike të kryera nga shteti francez dhe agjencitë e tij, gjë që përjashton represionin që ka patur për individët dhe institucionet myslimane “, thuhet në raport. Lidhur me Gjermaninë, raporti thotë: “Viti 2017 gjithashtu dëshmoi rreth 5.2 ngritje ne sulme ndaj refugjatëve dhe 0.3 perqind ngritje ne sulme ndaj punonjësve të ndihmës në ditë, së bashku me rreth 100 sulme mbi xhami, si dhe rreth 908 sulme ndaj myslimanëve gjermanë”.

Përkundër këtyre statistikave, shifrat e plota nuk janë të njohura. “Shumica dërrmuese e shteteve evropiane nuk i regjistrojnë incidentet islamofobike si një kategori të veçantë të krimeve të urrejtjes. Regjistrimi i krimeve anti-myslimane / islamofobe nga policia si një kategori e veçantë e krimeve të urrejtjes është thelbësore për të zbuluar shtrirjen reale të këtij problemi dhe për të zhvilluar kundër-strategji për ta luftuar atë. Në BE, vetëm 12% e muslimanëve që janë diskriminuar raportojnë rastet e tyre tek autoritetet, “thotë raporti. /MESAZHI/

 

Exit mobile version