Një institucion Islam në kryeqytetin francez Paris u vandalizua me mbishkrime Islamofobe dhe racise, tha një raport të dielën.
Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin dënoi aktin si “degradim i papranueshëm” dhe premtoi të gjejë autorët e këtyre akteve.
Incidenti ndodhi në Institutin Al Ghazali të Xhamisë së Madhe të kampusit të Parisit në Martigues.
Autoritetet që mbikëqyrin institutin shprehën fuqimisht shqetësimin e tyre me rritjen e veprimeve të intolerancës dhe kërkuan nga autoritetet e sigurisë që të mbrojnë objektet fetare në Francë.
“Këto etiketime raciste dhe anti-muslimane janë sulm ndaj studentëve që do të jenë hoxhallarët e ardhshëm të Francës dhe të cilët përballë akteve të tilla, nuk do të heqin dorë nga puna për unitetin e shoqërisë dhe vendit tonë,” thuhej në deklaratë.
Ky është incidenti i katërt i tillë këtë vit ku vendet kulturore dhe fetare islamike u vandalizuan nga mbishkrime të urryera anti-muslimane.
Numri i incidenteve islamofobe në Francë, shtëpia e komunitetit më të madh musliman të Evropës Perëndimore, u rrit ndjeshëm vitin e kaluar mes polemikave mbi qëndrimin e qeverisë ndaj pakicës fetare. Sipas kreut të Observatorit Kombëtar të Islamofobisë, Abdallah Zekri, ka pasur 235 sulme ndaj muslimanëve në Francë në vitin 2020, nga 154 të një viti më parë, një rritje prej 53%. Shumica e sulmeve ndodhën në Ile-de-France (Paris i Madh), Rhones-Alpes dhe rajone Paca të vendit, tha Zekri në një deklaratë. /mesazhi.com