Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se deri tani në vend nuk është raportuar asnjë rast i të prekurve me koronavirus.
Ata këtë e bën të ditur me anë të një publikimi në rrjetin social Facebook.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po përcjell në mënyrë aktive situatën epidemiologjike me sëmundje ngjitëse në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e në veçanti është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një koronavirus i ri i identifikuar për herë të parë në Ëuhan, Provinca Hubei, Kinë”.
“Duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike, informatat nga terreni, përgatitjet e institucioneve shëndetësore për tu përballur me rastet eventuale të koronavirus, mungesa e linjave ajrore direkte me Kinën, rreziku për depërtimin eventual të virusit në Kosovë vazhdon të mbetet i ulët”, ka shkruar IKSHPK.