Instagram zëvendëson imazhet katrore të profileve me imazhe vertikale

Përmes një historie në Instagram, Adam Mosseri zbuloi se aplikacioni po teston një strukturë vertikale të imazheve për profilet e përdoruesve.

Instagram është duke testuar një ndërfaqe të re të profilit i cili ka imazhe drejtkëndore dhe jo katrore që jemi mësuar.

Përmes një historie në Instagram, Adam Mosseri zbuloi se aplikacioni po teston një strukturë vertikale të imazheve për profilet e përdoruesve.

Ai shpjegoi se ndërfaqja ekzistuese me imazhe katrore ishte dizajnuar në kohën kur aplikacioni lejonte vetëm ngarkimin e imazheve të këtyre përmasave.

Ato ditë tashmë kanë ikur dhe shumica e ngarkimeve në Instagram janë vertikale, specifikisht imazhe 4×3 dhe video 9×16. Ai tha se prerja e këtyre përmbajtjeve për të akomoduar strukturën katrore të imazheve do të ishte “brutale.”

Kur klikoni në tabin e videove të Instagram, do të vini re një ndërfaqe drejtkëndore të imazheve. Profilit i ri eksperimental duke i njëjti me atë që jemi mësuar, thjeshtë fotot janë më të mëdha.

Testimi po bëhet vetëm me një numër të kufizuar përdoruesish dhe Instagram do të marrë përshtypjet e tyre përpara se të vijojë me zgjerimin e disponueshmërisë së saj.