Instagram sërish pas Snapchat, teston mesazhet që zhduken

Instagram është duke punuar në një tipar të ri në platformën e saj – i cili duket shumë si kopje e shërbimit që tashmë e ofron rivali Snapchat.

Aplikacioni po teston prototipin e një veçorie të zhdukjes së mesazheve që do të pastronte bisedat dhe mesazhet e drejtpërdrejta të njerëzve sa herë që ato mbyllen, të ngjashme me shërbimin e bisedave që bëhen në Snapchat.

Funksioni i zhdukjes së bisedës u zbulua nga Jane Manchun Wong, i cili rregullisht zbulon prototipet e tipareve të reja të fshehura në kodin e aplikacioneve.

Pasi Wong bëri një tweet në lidhje me veçorinë, Instagram konfirmoi se është në zhvillimin e hershëm të shërbimit të ri.