Tashmë krijuesit e Reels në Instagram mund të promovojnë videot e tyre në kohështrirjen e Facebook edhe nëse nuk përdorin aplikacionin.
Klone i TikTok për Facebook nuk është i destinuar vetëm në Instagram. Nga dita e sotme rrjeti social vendosi të sjellë Instagram Reels në aplikacionin kryesor të Facebook.
Me këtë ndryshim përdoruesit mund të krijojnë Reels nga Facebook. Prej disa muajsh rrjeti social ka testuar lançimin e Reels në Instagram dhe filloi testimin e integrimit të tyre në Facebook.
Tashmë krijuesit e Reels në Instagram mund të promovojnë videot e tyre në kohështrirjen e Facebook edhe nëse nuk përdorin aplikacionin.
Gradualisht Reels janë shndërruar në një mjet shumë popullor të Facebook si një mënyrë efektive për të konkurruar TikTok. Kompannia vazhdimisht ka shtuar opsione të reja për të joshur krijuesit e madje premtuar pagesa nëse arrijnë audienca të caktuara.
Me debutimin në Facebook, Instagram Reels tashmë kanë potencialin e duhur për të konkrruar TikTok. /PCWorld Albanian