Instagram po nxjerr një sërë veçorish të reja që synojnë ta bëjnë më të vështirë për përdoruesit, veçanërisht adoleshentët, të kalojnë më shumë kohë se ç?duhet në platformë – çka mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre mendor.
Të martën, kompania lançoi mjetin e ri ?Take a Break?, i cili do t’i inkurajojë përdoruesit të kalojnë pak kohë larg platformës pasi të kenë lundurar për një periudhë të caktuar. Funksioni, i shpallur në shtator, do të vijë fillimisht për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi, dhe për të gjithë përdoruesit në muajt në vijim.
Përdoruesit mund ta aktivizojnë veçorinë te “Cilësimet” (Settings) dhe të zgjedhin nëse duan të sinjalizohen pas përdorimit të platformës për 10 minuta, 20 minuta ose 30 minuta. Më pas ata do të marrin një sinjalizim në ekran që u thotë ta mbyllin aplikacionin, duke u sugjeruar të marrin frymë thellë, të shkruajnë diçka, të kontrollojnë një listë detyrash ose të dëgjojnë një këngë.
Vaishnavi J, kreu i sigurisë dhe mirëqenies në Instagram, tha se funksioni është ende në fazat e hershme dhe do ta zgjerojë funksionalitetin e tij në vitin 2022.