Reels e shkarkuara do të kenë logon e Instagram dhe username-in e përdoruesit që e kanë publikuar, ngjashëm siç TikTok vepron me videot që shpërndahen në rrjete të tjera sociale.
Instagram lançoi opsionin për të shkarkuar Reels në Qershor, por ishte i limituar vetëm për përdoruesit Amerikanë në SHBA.
Tani shefi i Instagram, Adam Mosseri, njoftoi se funksionaliteti është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Kushdo në aplikacion tashmë mund të shkarkojnë Reel që janë publike në pajisjet e tyre dhe jo vetëm ri ruajnë për ti parë më vonë.
Mjafton të klikoni butonin Share dhe të filloni shkarkimin.
Mosseri njoftoi se Reels e shkarkuara do të kenë logon e Instagram dhe username-in e përdoruesit që e kanë publikuar, ngjashëm siç TikTok vepron me videot që shpërndahen në rrjete të tjera sociale.
Instagram tha se do të heqë audion e tyre nëse përmbajnë muzikë të palicencuar në sfond.
Implementimi i një funksionaliteti të tillë i krijoi mundësinë TikTok të tërheqë më shumë përdorues në aplikacion. Së pari krijuesit kanë mundësi të ndajnë klipet e tyre në platforma të ndryshme dhe përdoruesit të cilët nuk kanë një TikTok mund të regjistrohen për të ndjekur krijuesit në fjalë.
Siç duket Instagram po përpiqet të replikojë një strategji të ngjashme.