Kështu mbetet në dorën e përdoruesit nëse dëshiron ta lexojë ose jo një mesazh. Fillimisht ky opsion do të ofrohet në disa vende të botës ndërsa në muajt në vijim për të gjithë.
Ngacmimi kibernetik është bërë një prej shqetësimeve më të madhe të platformave të medias sociale e veçanërisht përballja me të. Instagram po përpiqet të gjejë një zgjidhje efektive të këtij problemi duke lançuar mjete të reja për të mbrojtur përdoruesit nga të qenurit viktima.
Shumë përdorues kanë marrë mesazhe abuzive nga llogari të cilat nuk i ndjekin. Duke qenë se shanse që të ngacmoheni nga një person që është në listën e miqve përmes mesazheve, Instagram ka vendosur mundësinë e ngacmimit nga njerëz që sjanë pjesë e kësaj liste.
Quajtur Hidden Words, kushdo që ju dërgon një mesazh ngacmues ose fyes dhe që nuk është në listën e ndjekësve tuaj, do të dërgohet në një dosje speciale me kërkesa të fshehura për mesazhe.
Kështu mbetet në dorën e përdoruesit nëse dëshiron ta lexojë ose jo një mesazh. Fillimisht ky opsion do të ofrohet në disa vende të botës ndërsa në muajt në vijim për të gjithë.
Një tjetër shqetësim është procesi i bllokimit të një llogarie. Normalisht nuk pranoni mesazhe apo komunikimi prej tyre pasi ti keni bllokuar por kjo nuk e ndalon atë t’ju komunikojë nga një llogari tjetër.