Ballina Arritje Teknologji Instagram hap komentet për historitë

Instagram hap komentet për historitë

Postuesi origjinal nuk do ti marrë komentet në mesazhe direkte por komentet do të shfaqen live vetëm në historinë përkatëse.

Instagram ka filluar lançimin e komenteve për historitë.  Më përpara vetëm historitë mundej që vetëm të replikoheshin. Ky funksionalitetet i ri ofron një mënyrë të re për të ndërvepruar me postimet e miqve.

Postuesi origjinal nuk do ti marrë komentet në mesazhe direkte por komentet do të shfaqen live vetëm në historinë përkatëse.

Komentet në histori mund të aktivizohen dhe çaktivizohen për çdo postim individual. Nëse aktivizohen, ato mund të shihen nga të gjithë ata që ju ndjekin por vetëm ato që i ndiqni dhe ju ndjekin mund të bëjnë koment.

Pas 24 orësh ato do të largohen së bashku me historinë. Foto të vogla profili do të shfaqen për komentuesit në fund të ikonës së historisë së një personi kështu që do të shikoni kush ka komentuar përpara se ta hapni postimin.

Megjithatë përdoruesit ende mund të zgjedhin tu përgjigjen historive me mesazhe direkte. Madje ekziston një opsion për të dërguar mesazh në përgjigje të një komenti në historinë përkatëse.

Exit mobile version