Instagram është aplikacioni më i dëmshëm për shëndetin mendor?

Mediat sociale kanë një ndikim shumë të madh në përditshmërinë tonë.

Por ndikimi i tyre është aq i madh sa ndikojnë edhe në shëndetin mendor.

Argumentet rreth asaj nëse “lidhja” jonë me këto platforma është pozitive apo negative ndryshon çdo javë.

Rrjetet sociale na ofrojnë mundësinë për të ndryshuar realitetin tonë, respektivisht që të prezantojmë veten çfarë nuk jemi, por edhe mund të na bëjë të ndihemi keq kur ne shikojmë jetën e “përsosur” të njerëzve të tjerë.

Hulumtuesit nga Britania e Madhe në kuadër të studimit #StatusofMind kanë intervistuar rreth 1,500 njerëz të moshës 14 deri në 23-vjeçare lidhur me ndikimin e aplikacioneve si Instagram, Snapchat, Twitter, Facebook dhe YouTube mbi shëndetin e tyre mendor.

Hulumtimet kanë treguar se Instagram është më i dëmshmi, sidomos për femrat e reja. Aplikacioni i popullarizuar është veçuar për aftësinë e saj për të filtruar çfarëdo papërsosmërie, që tek përdoruesit mund të shkaktojë ankth, depresion, vetmi dhe të ndjerit i paplotësuar.

E vetmja platformë që ka marrë një vlerësim pozitiv është YouTube. Megjithatë, studiuesit theksojnë se njerëzit në përgjithësi ndjehen përherë e më keq për shkak të përdorimit të shpeshtë të rrjeteve sociale.

Gjithashtu, në bazë të përdorimit të rrjeteve sociale për më shumë se dy orë në ditë rrit probabilitetin e zbulimit të problemeve të shëndetit mendor.

Në mënyrë që përdoruesit të mos ndihen keq, hulumtuesit kanë sugjeruar që personat e famshëm, markat e modës dhe organizata të tjera në mënyrë vullnetare të vënë nëpër foto ikonën që tregon se fotot janë të përpunuara./Mesazhi/