Qindra gra kanë humbur jetën nga një gabim i thjeshtë – neglizhimi i ekzaminimit sistematik të gjirit.
Sekretarja e shëndetit, Jeremy Hunt, zbuloi se 450.000 gra të moshës 68-71 bënë të njëjtin gabim, duke humbur jetën, transmeton Gazeta Shneta.
Për sa i përket ekzaminimit të gjirit, rekomandohet të kryhen vizitat e para në moshën ndërmjet 50-53 vjeç.
Megjithatë, nëse jeni veçanërisht në rrezik të zhvillimit të kancerit të gjirit, juve u rekomandohet të shkoni në moshë më të hershme për ekzaminim.
Derisa shumica e grave parashohin se simptomat e para të kancerit të gjirit mund të jenë gungat që shfaqen në pjesët periferike të gjirit, ekzistojnë disa lloje shenjash për të cilat flitet më rrallë.
- Forcimi i gjirit apo nënsqetullës
- Ndryshimi i lëkurës së gjirit
- Ndryshimi i formës së gjirit
- Krijimi i gropave në gji
- Thitha e futur brenda
- Ekzema në thimtha
- Ndryshimet në gji
- Dhimbje në gjoks
Në rast se shfaqen ndonjëra nga këto simptoma në trupin tuaj, mos hezitoni për shumë gjatë dhe vizitoni ofruesin tuaj shëndetësor./Gazeta Shneta/