Dihet se Kurani Fisnik ka emërtuar me injorancë epokën para Islamit. Poezia e mrekullueshme dhe letërsia e rrallë nuk qenë të mjaftueshme për mos ta merituar këtë emërtim, sepse trashëgimia kulturore dhe letërsia arabe nuk përmbanin gjë tjetër veç elegancës së stilit të boshatisur nga çdo element kreativ apo mendim të thellë. Në këndvështrimin islam, idhujtaria është injorancë por, në të njëjtën kohë, edhe injoranca në realitetin e saj është idhujtari sepse ajo nuk mbjell ide, por ngre idhuj, pikërisht ashtu siç bën idhujtaria. Nuk është rastësi, të qenurit e popujve primitivë idhujtarë të rëndomtë. Siç nuk duhet të konsiderohet e çuditshme që popujt arabë u kthyen edhe një herë në atë etapë, duke iu ndërtuar tempuj adhurimi “shenjtorëve sufi, me ndikim hyjnor në gjithësi”. Një prej ligjeve të Allahut në krijesat e Tij është: “Kur perëndon ideja lind idhulli” dhe anasjelltas.
Autor: Malik Ibn Nebij (r.a)