Iniesta me deklaratë emocionuese pas ndeshjes me Sevillan

Kapiteni i Barcelonës deklaroi që vendimin për largim do ta publikojë këtë javë.
Andres Iniesta ka folur pas fitores ndaj Sevillas në finale, 5:0.

Kapiteni i Barcelonës deklaroi që vendimin për largim do ta publikojë këtë javë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Vendimi është pak i qartë. Këtë javë do ta bëj publike vendimin tim, por përtej asaj që na bën të lumtur janë ditët si sot. Kisha një dëshirë të madhe sot që ta fitonim këtë trofe dhe që nga minuta e parë gjithçka funksionoi mirë”, deklaroi Iniesta.

“Ishte një natë e madhe në të gjitha aspektet, kolektive dhe personale. Është një titull që na bën shumë të ngazëllyer dhe ne do të përpiqemi ta shtojmë në fund të sezonit edhe të La Ligës”.

“Ekipi dhe tifozët e meritojnë një 10. Ata të dhurojnë shumë emocione, të inkurajojnë tejet shumë. Jam i lumtur. Edhe pse të gjithë mendojmë për ndeshjen e Romës, ku këta tifozë e meritojnë suksesin”, shtoi ai.