Ballina Lajmet Infermieri në Gjermani dyshohet për vrasjen e 106 pacientëve (Foto)

Infermieri në Gjermani dyshohet për vrasjen e 106 pacientëve (Foto)

Një infermier gjerman, Niels Hogel dyshohet si shkaktari kryesor i vdekjes së 106 personave, njoftuan sot hetuesit, duke iu referuar këtij rasti të pazakontë.
‘’Akuza nga prokuroria ndaj Niels Hogel pritet me shumë mundësi të nisë në fillim të vitit të ardhshëm’’, sipas kësaj deklarate.

‘’Në fund të gushtit, hetuesit njoftuan se infermieri i dënuar me burgim të përjetshëm në 2015 ishte i dyshuar për vrasjen e të paktën 90 pacientëve, dhe ndoshta dy herë më shumë.

Disa raste janë të vështira për t’u provuar, pavarësisht rasteve të zhvarrosjeve dhe disa dëshmive të mbledhura’’, pranuan ata, përcjell Atsh.

Kreu i hetimit, Arne Schmidt e cilësoi këtë rast unikal në historinë e Republikës Federale për shkak të jehonës që ka marrë.

Exit mobile version