Ballina Lajmet Kosovë Infektiva në QKUK është stërmbushur me pacientë me COVID-19, rastet po trajtohen...

Infektiva në QKUK është stërmbushur me pacientë me COVID-19, rastet po trajtohen edhe në Spitale Rajonale

Numri i rasteve me COVID-19 javëve të fundit është rritur dukshëm, derisa momentalisht numri i të infektuarve është 2494.

Ndërsa, vazhdimisht po bëhet apel që të respektohen masat e vëna nga IKSHPK, transmeton Indeksonline.

E, Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook, thuhet se me lehtësimin e masave, Klinika e Infektivës në këtë është stërmbushur me pacientë me COVID-19, prandaj rastet kanë nisur edhe në Spitale Rajonale.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Jemi dëshmitar se rastet me Covid-19 vetëm po shtohen në Kosovë, edhe Komuna e Gjakovës ka raste të shtuara këto dite.Rastet filluan të rriten me lehtësimin e masave kufizues dhe lëvizjes së shtuar të qytetarëve.
Klinika e Infektives këto dite është e stërmbushur me pacientë me Covid-19, andaj pacientët me Covid-19 kanë filluar të trajtohen në Spitalet Rajonale.
☑️Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë respektivisht në Repartin e Infektives janë të hospitalizuar 7 raste Covid -19 pozitiv dhe 3 raste pritet nesër të testohen.

Askush nuk është imun ndaj këtij virusi andaj ndihmojeni veten, familjet tuaja, ndihmoni personelin shëndetësorë, duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

🔴 BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!🔴

Vazhdoni të mbani distancën fizike !
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Exit mobile version