Infeksionet, përse fëmijët që shkojnë në kopësht sëmuren më shpesh?

Në lojë janë kryesisht dy faktorë: pjekuria e sistemit imunitar dhe shumimi i baktereve në ambient të mbyllur. Të gjithë e dimë se ndërsa fëmija shkon në kopësht sëmuret më shpesh jo vetëm me grip por të shpeshta janë edhe infeksionet si otiti dhe gastroenteriti.

Infeksionet kryesisht virale dhe fëmijët që shkojnë në kopësht

Gjatë frekuentimit të kopështit dhe shkollës sipas mjekëve fëmijët janë subjekte të infeksioneve virale. Më të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet janë aparati respirator dhe gastrointestinal. Pra simptomat më të shpeshta që fëmija shfaq janë kolla, dhimbja e fytit, gripi, otiti, diarreja, të vjellat dhe temperatura. Pediatria Antonella Brunelli thekson se fatmirësisht në përgjithësi këto infeksione nuk janë serioze. Në të vërtetë jemi duke folur për infeksione “banale”që nuk kompromentojnë shëndetin e përgjithshëm. Prandaj nuk është cudi që fëmija të luajë normalisht edhe më nje temperaturë 39.5.

Shkaqet që fëmija sëmuret shpesh ndërsa shkon në kopësht

Infeksionet gjatë frekuentimit të kopështit kanë disa arsye. Duke qënë se bëhet fjalë për një ambient të mbyllur dhe të ngrohur. Këto kushte paraqesin një ambient ideal për rritjen e viruseve përgjegjës për infeksionet që shfaqen gjatë viteve të para të jetës. Më pas, duke qënë se fëmijët fusin në gojë lodrat, prekin sende nga njëri tjetri edhe bakteret do të hyjnë me lehtësi në organizëm. Nga ana tjetër, infeksionet do të përhapen me lehtësi duke qënë se edhe sistemi imunitar i fëmijës nuk “ka mësuar” ende të mbrohet si duhet nga sulmet e jashtme. Sipas mjekes Brunelli, sistemi imunitar forcohet pikërisht nga sulmet e baktereve dhe viruseve. Me pak fjalë pasi organizmi është vendosur në kontakt me një mikroorganizëm sistemi imunitar zhvillon një memorie imunitare e cila i mundëson të reagojë në të ardhmen duke e mbrojtur fëmijën nga infeksionet.

Burimi: botaegruas.com

supergrate.net