Industria izraelite e aviacionit humbi rreth 30 milionë dollarë për shkak të sulmeve në Gaza

Sektori i aviacionit izraelit ka pësuar humbje prej 105 milionë shekelësh (28.8 milionë dollarë) në vitin 2024 për shkak të sulmeve në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Sipas televizionit “Channel 13”, në deklaratën me shkrim nga Autoriteti i Aviacionit Civil izraelit thuhet se shumë kompani ajrore nga vendet perëndimore vazhdojnë të pezullojnë fluturimet drejt Tel Avivit.

“Izraeli pësoi humbje prej 105 milionë shekelësh në nëntë muajt e vitit 2024 për shkak të luftës dhe rënies së aktiviteteve të linjave ajrore ndërkombëtare. 13.8 milionë pasagjerë ndërkombëtarë përdorën aeroportin ndërkombëtar ‘Ben Gurion’ në Tel Aviv në vitin 2024. Kjo është rënie për 34 për qind krahasuar me vitin 2023”, thuhet në deklaratë.