Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të evakuojë dhe strehojë përkohësisht palestinezët e plagosur apo të traumatizuar nga lufta në Gaza, duke parashikuar një valë të parë prej rreth 1,000 personash.
Deklarata u bë në nisje të vizitës së tij në Turqi, Egjipt dhe Katar, ku ai tha se ka urdhëruar ministren e jashtme të diskutojë me palën palestineze dhe vende të tjera për të koordinuar evakuimin.
“Jemi gati të evakuojmë të plagosurit, të traumatizuarit, jetimët,” u shpreh Prabowo, duke shtuar se viktimat do të qëndrojnë përkohësisht në Indonezi deri në shërimin e tyre dhe përmirësimin e situatës në Gaza.
Indonezia, vend me shumicë myslimane, është mbështetëse e zgjidhjes me dy shtete dhe ka dërguar ndihma humanitare në Gaza. Deklarata e presidentit vjen dy muaj pas reagimit të qeverisë ndaj planit të presidentit amerikan Donald Trump për zhvendosjen e përhershme të palestinezëve nga Gaza, të cilin Indonezia e kundërshtoi ashpër.