Indonezi, sulm ndaj një stacioni policor

Një pjesëtar i forcave të rendit ka humbur jetën pas një sulmi me thikë ndaj një stacioni policor në Ishullin Sumatra të Indonezisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Setyo Wasisto, zëdhënës i policisë, njoftoi se katër persona me thika të gjata kanë sulmuar stacionin policor në Riau në qytetin Pekanbaru.

Ai tha se një pjesëtar i forcave të rendit humbi jetën pasi u përplas me automjet nga agresorët në hyrje të stacionit policor, ndërsa dy persona janë plagosur.

“Katër agresorët janë vrarë pas ndërhyrjes së policisë, ndërsa agresori që ngiste automjetin është kapur”, shtoi Wasisto.

Ndryshe, 13 agresorë humbën jetën dhe 13 civilë u plagosën si pasojë e sulmeve me bombë në rajonin Java Lindore të dielën dhe të hënën dhe shpërthimit të një mjeti shpërthyes në një shtëpi ku po bëheshin përgatitje për sulm.

Organizata terroriste Jamaah Ansharut Dulah (JAD) e lidhur me DEASH-in është zbuluar të ketë lidhje me sulmet. Pas sulmeve, alarmi i sigurisë në kryeqytetin Xhakarta dhe rajonet Java Lindore dhe Riau është rritur në nivelin më të lartë.