Stuhia tropikale në Indonezi shkaktoi vdekjen e 20 personave të dielën, njoftoi Departamenti Kombëtar i Indonezisë për Menaxhimin me Fatkeqësitë (BNPB), transmeton Anadolu Agency (AA).
BNPB tha se stuhia me emrin “Dahlia” shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në pjesën lindore të ishullin Java.
Gjithashtu pesë njerëz raportohen si të zhdukur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, thuhet më tej nga BNPB.
Rreth 2.000 shtëpi në zonë u prekën nga stuhia, ndërsa zyrtarët paralajmëruan banorët në zonat e paprekura për mundësinë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.
Të enjten, stuhia tjetër e quajtur “Cempaka” shkaktoi vdekjen e 27 njerëzve në Java-n qendrore.