Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjes së shkaktuar nga shirat e dendur në provincën Nusa Tenggara Lindore të Indonezisë është rritur në 55.
Raportohet se të paktën 42 persona rezultojnë të humbur, ndërsa 9 janë plagosur në këtë fatkeqësi.
Zëdhënës i Qendrës Kombëtare të Indonezisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, Raditya Jati tha se reshjet e shiut dje rreth orës 11.00 sipas kohës lokale shkaktuan përmbytje në lindje të qytetit Flores.
Jati njoftoi se deri më tani kanë gjetur trupat e pajetë të 55 personave.
Të paktën 42 persona figurojnë të zhdukur, kurse nëntë të tjerë janë shtruar në spital për trajtim, tha ai.
Jati vuri në dukje se mijëra njerëz janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre në zonën e prekur nga përmbytja, ndërkohë që ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike dhe disa rrugë janë mbyllur.
Shtëpitë e qindra njerëzve janë dëmtuar pas përmbytjes, kurse përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë.
Autoritetet janë të shqetësuara për mundësinë e rritjes së numrit të viktimave. /trt