Është rritur në 20 numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve së dheut në ishullin Sumatra të Indonezisë, transmeton Anadolu.
Zyrtari nga Qendra Kombëtare e Indonezisë për Fatkeqësitë (BPBD), Abdul Muhari bëri një deklaratë lidhur me përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që u shënuan për shkak të shirave të dendur në rajonin e Sumatrës Veriore.
Ai vuri në dukje se numri i personave që humbën jetën në rajon u rrit në 20 dhe se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për 2 persona të zhdukur.
Zyrtarët e BPBD dje theksuan se për shkak të rrëshqitjeve të dheut janë shkatërruar shtëpi dhe ferma në shumë rajone.