Indonezi, nga moti i keq përmbyten mijëra shtëpi

Moti i keq ka përfshirë të dielën në mbrëmje rajonin Bekasi në Javan Perëndimore, ku si pasojë janë përmbytur mijëra shtëpi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Agjencisë për situata emergjente (BPBD) të rajonit Bekasi, Henri Lincoln, deklaroi se gjatë përmbytjeve u goditën së paku 12 provinca në këtë rajon.

Është konfirmuar se janë përmbytur më shumë se 5.670 shtëpi. Lincoln tha se momentalisht nuk kanë informacione për viktima në njerëz, as të lënduar, ndërsa në rrjedhë janë aksionet për ndihmë të banorëve në rajonet e goditura.

Moti i keq goditi edhe disa pjesë të Xhakartës, ku u evakuuan banorët nga rajoni në të cilën u regjistrua rritje të nivelit të ujit.